Kanoset nga një i dyshuar drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës

| 01 Jan 2025 | 11:14 | Nga

Një person është arrestuar pasi dje në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Gjakovë e kishte kanosur drejtorin e Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shala.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme