Sikur bëhet fjalë për qërim hesapesh mes grupesh mafioze

| 17 Jan 2025 | 12:42 | Nga

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media më 15 janar 2025, lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.“vrasje të rëndë në bashkëkryerje”, “ “vrasje të rënd딓marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”., “bashkëpunim për likuidim, ekzekutim”.

Tingëllon sikur të bëhej fjalë për qërim hesapesh ndaj mes grupesh mafioze. Por jo, bëhet fjalë për një grua, një nënë të re që vritet në pabesi e mizori para fëmijëve të saj.

Vritet me plan e paramendim nga babai i femijëve të saj, bashkë me një ekip ndërmarrë për të vrarë një grua.

Ç’të thuhet?! Ky krim është një reflektim i një problemi më të gjerë në shoqërinë tonë. Dhuna, sidomos kur ndodh brenda familjes, tregon për boshllëqe në edukimin, moralin dhe mbështetjen institucionale.

Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje për një ndryshim të thellë në mendësinë dhe strukturën shoqërore.

Është e domosdoshme që si shoqëri të luftojmë fuqimisht për një kulturë të respektit, dinjitetit dhe sigurisë për gratë! #besapërgratë

Të ngjashme