Albin, votimin e ligjit për Specialen po e kushtëzon me pjesëmarrjen e deputetëve të PDK-së në votimin për presidentin. Kjo është gabim. Ligji duhet me u votu për të mirën e vendit, jo si pjesë e një pazari. Ky parim vlen për VV-në, PDK-në dhe secilën parti.
Kjo logjikë e pazarit dhe e kushtëzimit ia ka cenu dinjitetin shtetit dhe na ka përça si qytetarë.
E mos na thuaj tash se halli është mos me shku prapë në zgjedhje! Kur këmbëngule në Albulenën gjatë mbi 50 tentimeve të dështuara – mbeti peng Kuvendi. U thellua kriza.
Atëherë është dashtë me mendu për pasojat.
As unë nuk dua zgjedhje pa fund. Por, nëse nuk gjeni zgjidhje në të mirë të vendit, le të vendosë prapë qytetari.
P.S.
Nuk besoj që një president i zgjedhur me kushtëzime na përfaqëson dinjitetshëm, dhe i bën mirë Kosovës.