Një numër i madh qytetarësh dhe studentësh janë mbledhur sonte para ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë në protestën e studentëve të titulluar “E drejta jonë të dimë gjithçka”.
Me 15 minuta heshtje dhe ndezje dritash, të mbledhurit thyejnë simbolikisht errësirën mediatike, duke krijuar një imazh madhështor të unitetit të qytetarëve dhe studentëve.
Qëllimi i protestës para RTS është që studentët të tërheqin edhe një herë vëmendjen për raportimin joadekuat të këtij shërbimi publik mediatik.
Thirrja për këtë proteste është bërë sot nga studentet pas skandalit ku një makinë ka goditur një studente në Fakultetin Juridik dhe më pas kolegët e saj kanë organizuar një protestë para fakultetit dhe kanë shkuar në këmbë edhe drejt Prokurorisë Publike të Serbisë.

