Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ragip Xhaka, ka mbajtur një tubim në Shtime, ku u takua me miqtë e tij, ish-ministrin Fehmi Mujota dhe ish-kryetarin Naim Ismajli.
Gjatë vizitës, ai shoqërohej nga kandidatja për deputete Aulona Syla dhe kandidatët e tjerë, duke vizituar familjet e heroit Skender Salihaj, dhe të familjeve Hyseni e Tershani.
Xhaka shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe theksoi mbështetjen e këtyre familjeve për programin e PDK-së.