Lladrovci: Votoni Xhavit Halitin- Zekën e ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë …

| 22 Jan 2025 | 20:54 | Nga

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje të votohet Xhavit Haliti për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Zeka i ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë, diplomacisë së luftës, Parlamentit dhe aktivitetit jetësor atdhetar, meriton të vazhdojë aktivitetin në Parlamentin e Kosovës, për Kosovën ma mirë. Bedri Hamza kryeministër!

Xhavit Haliti 14!

#PDK131✅

#BedriHamza1✅

#MemliKrasniqi2✅

#XhavitHaliti14✅”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook, pas takimit që ka pasur me Xhavit Halitin.

Të ngjashme