Reçica prezanton vizionin e PDK-së për ekonominë, mbështetje masive në Ferizaj

| 22 Jan 2025 | 22:16 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka zhvilluar takime me qytetarët për të promovuar vizionin e partisë për ekonominë.

Gjatë një takimi me biznesmenët e Kosovës, u prezantua plani i kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, për një ekonomi më të fuqishme, që përfshin lehtësimin e barrës tatimore, mbështetje për investimet private dhe nxitjen e prodhimit vendor.

Qëllimi është krijimi i një ekonomie që gjeneron vende të reja pune dhe ofron mundësi për të gjithë.

Në Greme të Ferizajt, Reçica theksoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së dhe Hamzës, duke falënderuar banorët për pjesëmarrjen masive dhe mbështetjen e tyre.

Të ngjashme