Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, së bashku me kandidatët e tjerë, vizituan kompaninë e suksesshme S//Sprint në komunën e Llapit.
Gjatë vizitës, Hyseni theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset lokale, duke u angazhuar për krijimin e kushteve të qëndrueshme për zhvillim ekonomik.
“S//Sprint histori suksesi- bizneset e fuqishme ndihmojnë dhe zhvillojnë ekonominë e vendit tonë”, shkroi ai.