“Me ke lënë me zemër të copëtuar”, dedikimi rrëqethës i të fejuarës së Laurent Krasniqit

Screenshot
Prishtinë | 22 Tet 2026 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Gati një muaj e gjysmë pas vdekjes tragjike të TikToker-it të njohur kosovar, Laurent Krasniqi, e fejuara e tij, Laureta Kosumi, ka reaguar përmes një dedikimi prekës në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar fotografi të përbashkëta me Laurent-in, të shoqëruara me fjalë të ndjera, përmes të cilave shpreh mallin dhe dashurinë për të.

“Shpirti jem i mirë, me ke lon me zemër të copëtume. Kom me të dashtë pafundësisht deri në frymën tem të fundit. Fly high, shpirti i bardhë”, ka shkruar ajo në dedikimin e saj.

Laurent Krasniqi humbi jetën në një aksident trafiku, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

Të ngjashme