Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Britani të Madhe, i ftuar nga Drejtori i kompanisë ASD Lighting, Tony Stewart. Kompania ASD Lighting është e njohur për specializimin e saj në ndriçimin publik inteligjent, duke prodhuar drita të cilat instalohen së bashku me kamera inteligjente.
Gjatë vizitës, Idrizi u njoftua nga afër me punën e kësaj kompanie dhe diskutoi mundësitë për një bashkëpunim të mundshëm me Komunën e Vushtrrisë. Ai theksoi rëndësinë e këtyre teknologjive moderne për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe për sigurinë publike.
Pas bisedimeve, Drejtori Stewart pranoi ftesën për të vizituar Komunën e Vushtrrisë dhe shprehu gatishmërinë për të eksploruar mundësi të tjera bashkëpunimi.
Idrizi e falënderoi për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërkombëtare për zhvillimin e komunës.