Tolaj: Banorët e Nabërgjanit dhe Zahaqit, i dhanë përkrahje programit për Kosovën Fituese

| 30 Jan 2025 | 12:45 | Nga

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka takuar banorët e Nabërgjanit dhe Zahaqit, për të cilët ka thënë se i kanë dhënë përkrahje të pakursyer programit tonë për Kosovën Fituese.

Tolaj i cili në këto zgjedhje garon me numrin 34, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen ndaj tij.

“Me kureshtje dhe interesim të jashtëzakonshëm, banorët e Nabërgjanit dhe Zahaqit, i dhanë përkrahje të pakursyer programit tonë për Kosovën Fituese. Falënderime pafund, për mbështetje të pakursyer për mua si kandidat dhe programin e AAK, bashkë me aleatët tanë në koalicion!”, ka shkruar Tolaj.

Të ngjashme