Hyseni në Kërpimeh: 9 Shkurti do të sjellë ndryshimin

| 30 Jan 2025 | 21:24 | Nga

Ekrem Hyseni, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, së bashku me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kandidatët e tjerë, vizituan Kërpimehën, ku theksuan mobilizimin e madh dhe besimin për ringritjen e të djathtës.

Ata njoftuan për entuziazmin dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim, duke ftuar të gjithë që më 9 shkurt të shndërrojnë këtë vullnet në votë, për një të ardhme më të mirë.

“Së bashku me Kryetarin e LDK-së, kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku dhe me kandidatët për deputet sonte ishim në Kërpimeh, aty ku gjetëm brohortijet e një fitoreje të fuqishme. Gjetëm shpresën e moblizimin e madh e mbi të gjitha gjetëm besimin për ringritjen e të djathtës sonë. Përcaktimi e vendosmëria shihej e thuhej qartë, ashtu siç po na thuhet çdo ditë në secilin fshat, e në çdo lagje të Llapit e Gollakut. Çdo thirrje e juaja për ndryshim e fuqizon edhe më shumë, e shtrinë edhe më shumë mobilizimin gjithandej Llapit e Gollakut.

Jemi bërë një e jemi bërë bashkë drejt 9 shkurtit, drejt vullnetit tuaj për ta bërë ndryshimin realitet! Prandaj, të mos reshtim së punuari, të ringritemi të gjithë më 9 shkurt, gjithë këtë vullnet e entuziazëm ta përkthejmë në votë e në besim”, shkroi Hyseni.

Të ngjashme