S’ka përfunduar ekspertiza dhe mungon dëshmitari, shtyhet gjykimi për vrasjen në Gllamnik

| 03 Shk 2025 | 15:22 | Nga

Në Gjykatën Themelore të Prishtinë, të hënën ka dështuar të mbahet seanca në gjykimin për vrasjen në fshatin Gllamnik të Podujevës, për shkak se nuk është përfunduar ende ekspertiza psikiatrike ndaj të akuzuarit Orges Zhugolli dhe mungesës së dëshmitarit Omar Zhugolli.

Në lidhje me mungesën e dëshmitarit Zhugolli, gjykatësi Ertan Sejfulla bëri të ditur se ka qenë obligim i mbrojtësit të të akuzuarit Zhugolli, avokatit Naim Rudari, që të njëjtin ta ftojë për seancën e sotme.

Lidhur me këtë, avokati Rudari tha se është informuar nga familja e tij, se i njëjti gjendet jashtë vendit dhe se nuk ka pasur mundësi që të paraqitet në këtë seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Meqenëse nuk kishte përfunduar as ekzaminimi i të akuzuarit, gjykatësi Sejfulla tha se do të provohet që dëshmitari Zhugolli të dëgjohet në seancën e radhës, nëse i njëjti paraqitet në atë seancë.

Ndryshe, në seancën e kaluar të mbajtur me 6 dhjetor 2024, ishte aprovuar propozimi i mbrojtësit të të akuzuarit Zhegolli, avokati Naim Rudari që nxirret ekspertizë psikiatrike ndaj të akuzuarit.

Ndërkaq, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 12 shtator 2023 afër marketit “Melis”, që gjendet në fshatin Gllamnik të Podujevës, i pandehuri Orges Zhugolli kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.Zh., për shkak të një konflikti që kanë pasur në komunikacion. Detajet nga aktakuza mund t’i gjeni: /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme