Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, është pritur nga simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Vushtrrisë.
Ai është takuar me familjen Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrrisë!.
Sipas Beqës, Bedri Hamza me mbështetjen e popullit dhe përkrahjen e familjeve fisnike si kjo, do të jetë fitimtar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Një takim i ngrohtë, vëllazëror dhe plot emocion në familjen e nderuar Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrrisë! Në sytë e tyre pashë besim, në fjalët e tyre ndjeva forcë, në duart e tyre gjeta mbështetje të sinqertë. Bedri Hamza nuk është i vetëm në këtë rrugëtim, me mbështetjen e popullit dhe përkrahjen e familjeve fisnike si kjo, ai po ecën drejt fitores”, thuhet në postimin e tij.