Ambasadori gjerman në zyrat e LDK-së, Abdixhiku: E njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas 9 shkurtit

| 04 Shk 2025 | 15:26 | Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin gjerman Jörn Rohde.

Abdixhiku ka njoftuar se me ambasadorin Rohde ka folur për ecurinë e fushatës elektorale dhe “momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën.”

Ai është shprehur se pas ardhjes së LDK-së në pushtet, investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik.

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës eloktorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën! E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës së 9 shkurtit. Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik. ????”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme