Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë tubimi përmbyllës i kësaj partie do të jetë shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryetarit Lumir Abdixhiku me kryetarë të degëve, Mustafa u shpreh se ky tubim do të jetë reflektim i fitores, andaj ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj feste.
“Sapo kemi përfunduar takimin e kryetarit Abdixhiku me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së dhe ju njoftojmë se tubimi përmbyllës do të jetë këtë shtunë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, në ora 18:00. Do të jetë një tubim madhështor e tubimi më i madh që kemi organizuar ndonjëherë dhe masiviteti i këtij tubimi reflekton edhe energjinë dhe frymën e fitores së LDK-së të zgjedhjeve më 9 shkurt. Ftojmë gjithë qytetarët ë të na bashkëngjiten në festën e madhe këtë të shtunë në ora 18:, për të filluar drejt fitores së madhe të LDK-së më 9 shkurt”, u shpreh Mustafa.
