Ekrem Hyseni ofron mbështetje për bizneset në Kosovë

| 04 Shk 2025 | 17:48 | Nga

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, vizitoi sot kompaninë e njohur “Te Muslia”, e cila ka mbi 20 vjet përvojë në industrinë e qeramikës dhe sanitarisë.

Gjatë vizitës, Hyseni theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset si ky, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin.

Ai shprehu angazhimin e LDK-së për të trajtuar bizneset si partnerë të rëndësishëm në zhvillimin e Podujevës dhe Kosovës, duke garantuar politika të qarta për rritjen dhe forcimin e sektorit privat.

Të ngjashme