Pal Lekaj: Qeveria po ia bën qejfin vetës me sondazhe, gjendja në terren tjetër

| 04 Shk 2025 | 18:25 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka komentuar sondazhet e fundit të publikuara.

Ai tha qeveria e Kosovës po ia bën qejfin vetës me sondazhe, pasi gjendja në terren është krejtësisht ndryshe.

“Qeveria po ia bën qejfin vetit me sondazhe. Gjendja në terren tregon krejt tjetër. Nëse bazohemi më qytetarët e Kosovës, në kontaktet që kemi pasë është për t’u cuditur se si mund të mashtrojë edhe me sondazhe. Ne si aleancë jemi shumë mirë në terren”, tha Lekaj në emisionin “DPT te Fidani”.

Ai paralajmëroi se Aleanca do të jetë befasia e mirë për këtyre zgjedhjeve.

Ndërkaq shtoi se: “Ajo që e karakterizon fushatën është se po rrjedh normalisht pa ndonjë tendencë për prishjen e imazhit të fushatës. Më ka bërë përshtypje një vullnet i paparë për ndryshim”.

Të ngjashme