Kandidati i AAK’së për deputet, Besnik Tahiri, ka thënë se në takim me sipërmarrësit janë zotuar se do të angazhohen të gjitha politikat qeverisëse dhe publike në qeverinë e re do të jenë të bashkë-planifikuara me sektorin ekonomik, do të krijojnë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investim, do të bëjnë investime prej 25 miliardë eurosh, përmes zhvillimit të infrastrukturës, përfshirë energjinë dhe ligjet.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se pa ju, liria, shteti dhe pavarësia nuk kanë kuptim dhe nuk mund të kenë një të ardhme prosperuese.”