Abazi: Kurti dëshiron ta kthejë Kosovën si në 44-në e 45-në

| 04 Shk 2025 | 19:26 | Nga

Haki Abazi, kandidati për deputet, pjesë e listës së koalicionit Kosova Fituese, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është bërë marionetë e kryeministrit Albin Kurti.

Në një tubim me kandidatët për deputetë të Kosovës Fituese në Prishtinë, ai ka thënë se Kurti po tregon përralla dhe nuk tregon se si është e ardhmja e Kosovës.

“Lista 137 ia kthen dinjitetin Kuvendit të Kosovës, për katër vite ai Kuvend është bërë marionetë e një njeriut të vetëm. Nuk është institucioni që ne kemi luftuar për dekada për të krijuar përfaqësimin demokratike. Janë katër ditë, por nuk janë zgjedhje të zakonshme, janë katër ditë të një ndarjeje historike që e ka krijuar Kurti vet”.

“Ai dëshiron të kthejë të 44-në dhe të 45-në kur është ndjek e djathta shqiptare për të lëshuar këtë vend. Ai po do me taku shqiptarin në Gjermani dhe në Turqi dhe jo në Kosovë. Ai po do të ballafaqohet duke treguar përralla e duke e shti popullin në gjumë e jo duke treguar se si është e ardhmja e Kosovës, e secilit qytetar të këtij vendi. Nuk guxojmë të lejojmë, ne kemi vdekur për bukë dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Ne kemi vdek për shtet, për dinjitet, për integritet dhe më 9 shkurt i shkurtojmë këto tentime të manipulimeve që Kurti i ka mbledh. Nuk guxojmë më që përfaqësimi politik të bëhet përrallë”, ka thënë ai.

Të ngjashme