Ekrem Hyseni, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një tubim në Bradash, ku theksoi atmosferën e zjarrtë dhe mikpritjen e ngrohtë të qytetarëve.
Hyseni theksoi mobilizimin e madh që po shihet në të gjithë Llapin dhe Gollakun, duke shprehur besimin se kjo përkrahje dhe vullnet për ndryshim do të çojë në fitoren e 9 shkurtit.
Ai nënvizoi se LDK është e bashkuar dhe se do të vazhdojnë të punojnë për realizimin e misionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë për qytetarët.