Abdixhiku prezanton projektet e LDK-së për Prishtinën, 1.5 miliardë euro investime për zhvillim dhe mirëqenie

| 04 Shk 2025 | 20:41 | Nga

Në vazhdën e tubimeve elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral me banorët e Prishtinës së Vjetër, raporton Ekonomia Online.

Para këtyre banorëve, kreu i LDK-së tha se do të investohen 1.5 miliard euro në Kryeqytet, teksa programin e kësaj partie e konsideroi si “zhvillues për Prishtinën”.

“LDK vjen me projekte në vlerë prej 1.5 miliard euro. Ky është ndryshimi dhe ai që e don Prishtinën e ka një adresë e ajo është LDK-ja. 28 mijë fëmijë do të jenë në mësim tërëditor, në vlerë prej 250 milionë euro”, tha Abdixhiku.

“1.5 miliard euro do të thotë se do të imvestojmë 350 milionë euro për projektin e Unazës së Jashtme të Qytetit. Prandaj, me 1.5 miliard euro kemi edhe Spitalin e Ri, kemi projekte të reja për shëndetësi, kulturë dhe sport. Fituam në nivelin loakl, prandaj na duhet të fitojmë edhe në nivel nacional”, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku ftoi qytetarët që t’i bashkohen tubimit përmbyllës të shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të ngjashme