Shkëmb Manaj: LDK angazhohet për ngritjen e pagave dhe ruajtjen e pavarësisë së institucioneve

| 04 Shk 2025 | 20:39 | Nga

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, deklaroi se një nga prioritetet e partisë është ngritja e pagave në sektorin publik dhe rikthimi i shtesës së rrezikshmërisë për zyrtarët e Shërbimit Korrektues, zjarrfikësit dhe kategoritë e tjera.

Ai theksoi se në qeverisjen e LDK-së do të bëhen hapa konkretë për mbështetje të grupeve të tilla.

Manaj gjithashtu foli për ndërhyrjet e qeverisjes aktuale në punën e institucioneve të pavarura, media, ndërmarrje publike dhe administratë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe funksionalitetit të këtyre institucioneve për shërbimin ndaj qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme