Komuna e Prishtinës njofton qytetarët që të mos paguajnë faturat e mbeturinave nga 1 janari

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e vetë se ata nuk janë të obliguar që t’i paguajnë faturat për grumbullimin e mbeturinave që janë lëshuar nga Ndërmarrja KRM ‘‘Pastrimi’’ nga data 1 janar 2025, raporton Ekonomia Online.

Në njoftim është bërë e ditur edhe se pagesat për këtë shërbim nga tani e tutje duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores  për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të  realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Të ngjashme