Ismajli: Mbështetja e qytetarëve do të jenë përgjegjësi për misionin e ri, të udhëhequr nga Bedri Hamza

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Naim Ismajli ka thënë se Kosova mundet më mirë, por me PDK-në në krye të qeverisjes, raporton Ekonomia Online.

Ismajli tha se në Ferizaj PDK-ja po merr shumë mbështetje.

“Sonte isha i nderuar që isha në mesin e lagjes Mustafa në konakun e Qamil Mustafës nga fshati Komogllavë, mikpritja dhe mbështetja që më ofruan sonte padyshim që do të jenë përgjegjësi për misionin e ri, para tyre shpalosa programin politik të udhëhequr nga Bedri Hamza. Kosova mundet ma mirë! PDK 131  Bedri Hamza 1 Memli Krasniqi 2 Naim Ismajli 48 Aulona Syla 73”, ka shkruar Ismajli.

Të ngjashme