Nimani merr mbështetje të fortë nga Batalioni Special i UÇK-së

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka takuar disa bashkëluftëtarë të Batalionit Special të UÇK-së, të udhëhequr nga Heroi Fadil Nimani – Tigri dhe Bujar Ukimeri – Uki, raporton Ekonomia Online.

Nga ta, Nimani ka marrë mbështetje për zgjedhjet parlamentare që mbahen nesër (e diel), teksa tha se mbështetja e tyre është një obligim i veçantë dhe një përgjegjësi e madhe.

“Kënaqësi e veçantë të takosh shokët e luftës, luftëtarët e lirisë të Batalionit Special të UÇK-së, të udhëhequr nga Heroi Fadil Nimani – Tigri dhe Bujar Ukimeri – Uki. Mbështetja e tyre për Koalicionin ‘Për Kosovën Fituese’, komandantin tonë Ramush Haradinaj, dhe për mua personalisht është një obligim i veçantë dhe një përgjegjësi e madhe. Bashkë, me besim dhe vendosmëri, drejt fitores”, ka shkruar Nimani në Facebook.

Të ngjashme