Votojnë ish-ushtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se shtetasit e Kosovës e kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.

Të ngjashme