Përditësohen rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve

Prishtinë | 20 Shk 2025 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Sot në 09:46 në web-faqen e KQZ-së u përditësuan rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342,281 vota apo 40.80%. Në përditësimin paraprak, kur kishin mbetur shtatë vendvotime pa u procesuar, LVV numëronte 341,672 vota apo 40.84%. Tani, pra, ka 609 vota më shumë.

Partia Demokratike e Kosovës ka 184,811 vota apo 22.03%, sipas përditësimit të fundit – 312 vota më shumë nga sa kishte në përditësimin paraprak më 12 shkurt (184,499).

Lidhja Demokratike e Kosovës tani ka 147,888 vota apo 17.63%. Në përditësimin e mëhershëm LDK-ja kishte 147,827 vota. Tani, pra, ka 61 vota më shumë.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka marrë 62,588 vota apo 7.46% – 279 vota më shumë nga 62,309 sa kishte në përditësimin e kaluar.

Të ngjashme