Sot do të fillojë procesi i numërimit të votave nga votimi që është bërë në përfaqësitë diplomatike.
Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke njoftuar se ky proces do të fillojë nga ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
“Ju njoftoj se procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025, do të fillojë më 26 shkurt, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, ka thënë Elezi për EO.
Më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352.