Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim, kanë prezantuar fakte rreth, siç thanë ata “Orkestrimin e votave nga Diaspora”nga rivalet e tyre ashkali, partia e Hetem Arifi – PAI, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i PDAK-së Qazim Rrahmani, theksoi se koalicioni ka marrë fakte të mjaftueshme dhe të njëjtat u janë dërguar institucioneve të drejtësisë dhe PZAP-së.
Ai kërkoi që Prokuroria dhe organet e drejtësisë të hetojnë dhe të anulojnë këto vota, duke paraqitur fakte të gjalla që dëshmojnë manipulimin.
“Sot jemi në këtë konferencë për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me orkestrimin e votave të diasporës, sepse ne jemi si koalicion fitues nga qytetarët, ne garojmë për vendin e garantuar dhe e kemi vendin në Kuvendi. Na kanë ardhur disa fakte që kanë ndryshuar votat e diasporës në grupe të organizuar dhe po ashtu kanë marrë kartat e identitetit kanë marrë dëftesat dhe vet kanë votuar dhe vet I kanë paguar votat. Jemi marrë me këtë çështje dhe I kemi dërguar lëndën tonë në prokurori, dhe rezultati ynë I ngushtë votat e diasporës mund të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve ashkalinjë. Nga prokuroria e shtetit dhe organet e drejtësisë të merren me këtë çështje kërkojmë hetim dhe anulim të votave të diasporës sepse ka fakte të gjalla që janë orkestruara”, ka thënë Rrahmani në konferencën për media.
Ndërsa, Jeton Emini dha disa detaje dhe fakte për manipulimet në diasporë nga sic tha ai, PAI-ja. Ai tregoi se në Prokuroinë e Kosovës ka bërë kallëzim penal për këtë rast.
“Ju kanë marrë letërnjoftimet nga koncertet. Kanë bërë regjistrimin në pajisjet e tyre dhe janë bërë pronar të dëftesës. Kjo ka ndodhur në mënyrë të mobilizuar dhe janë regjistruar qindra regjistrues”, u shpreh ai.
