Një grua ka humbur jetën në fshatin Obranqë të Podujevës pas një sulmi në zemër, i shkaktuar nga frika e madhe nga qentë që po e ndiqnin.
Për Ekonomia Online, shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri, konfirmoi se viktima ka pësuar sulmin pas frikës nga kafshët, dhe ka ndërruar jetë para se të mund të merrej ndihma mjekësore.
“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdek si pasojë e sulmit në zemër, si pasojë e frikës, nuk ka pasë kafshim. Qentë e kanë ndjek, për shkak të frikës, ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Megjithëse, ne e kemi rianimu, e kemi kthy prapë në jetë mirëpo pas gjysmë ore ka vdek”, tha ai.
Për moshën e viktimës, Beqiri njoftoi se nuk ka informacione.