Gjykata e lë në arrest shtëpiak Nikçin

Prishtinë | 01 Mar 2025 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesin e detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku.

Të zyrtarët shtetërorë u arrestuan nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit mirëpo Gjykata ka vendosur që ata dy të qëndrojnë në arrest shtëpiak.

Avokati i Nikçit, Arianit Koci, ka thënë se klienti i tij po përballet me proces të padrejtë. Sipas Kocit, Nikçi nuk ka të bëjë me rastin për të cilin po hetohet. Ndaj masës së arrestit shtëpiak, mbrojtja e Nikçit do të ankohet.

“Po përballet me një proces të padrejtë, nuk jam i kënaqur as me këtë vendim sepse nuk ka asnjë provë që e inkriminon klientin tim… Nuk dua të spekuloj që ky rast ka konotacion politik, por diçka në rregull nuk është. Hetimet kanë filluar para 20 ditëve dhe me nguti janë marrë të gjitha këto vendime”, ka thënë Koci për mediat.

Të ngjashme