Sami Halimi, punonjës me mbi 42 vite përvojë në NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A., është larguar nga puna.
Ai pretendon se po përjashtohet padrejtësisht, pasi ka refuzuar ndryshimin e kontratës së tij nga afat i pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe “Trainkos”, ku ka theksuar se punëtori në fjalë nuk është larguar nga puna, por i njëjti ka refuzuar te nënshkruaj kontratën e punës e cila ka pagën e njëjtë sikurse paraprakja por me rastin e sistematizimit i është shuar pozita e punës prandaj kontrata e re vie me terma te ri, detyra tjera te punës për page te njëjtë sipas Rregullores se Sistematizimit e që derivon nga pozita paraprake e punës.
“Punëtori Sami Halimi ka refuzuar të nënshkruaj kontratën e punës pas sistemimit në pozitën Punëtor i Sigurimit Fizik të Objekteve/Aseteve në Transportin e Udhëtarëve, si rezultat i saj ndërmarrja Trainkos sipas procedurave që obligojnë në këtë rast ia ka ndërprere marrëdhënien e punës sipas Vendimit të datës 28.02.2025.”, thuhet në reagimin e “Trainkos”.