Nuk fitoi asnjë çmim në Oscar, Demi Moore: Mirënjohje të pamasë për këtë udhëtim

Prishtinë | 04 Mar 2025 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Demi Moore ka bërë komentin e saj të parë pas humbjes së saj në Oscar, duke postuar një tekst në llogarinë personale në Instagram, në të cilin ka uruar fituesin e çmimit për aktoren më të mirë, Mikey Madison.

Aktorja 62-vjeçare u nominua në kategorinë për interpretimin e saj në “The Substance” – nominimi i parë për Oscar në karrierën e saj – por nuk arriti të fitojë çmimin. Moore u konsiderua si një nga favoritet për çmimin e lakmuar, me performancën e saj si Elizabeth Sparkle. Pavarësisht çdo zhgënjimi, Demi Moore ruajti gjakftohtësinë dhe postoi një video të përgatitjeve të saj për mbrëmjen magjepsëse, duke i përshkruar muajt e fundit si “udhëtimi i jetës”.

Aktorja shkroi: Ndërsa ky sezon i çmimeve po përfundon, ndjej një mirënjohje të pamasë për këtë rrugëtim. Ka qenë udhëtimi i jetës – dhe ne sapo po fillojmë! Ndihem shumë mirënjohës për ekipin tim, bashkë-kandidatët e mi dhe të gjithë ata që e bënë këtë përvojë kaq plot gëzim dhe dritë.”

Të ngjashme