Idrizi në Prekaz: Është rast unikat në botë që një familje sakrifikohet për lirinë e vendit të tij

Prishtinë | 06 Mar 2025 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi bashkë me ekzekutivin komunal dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Idrizi ka thënë se sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e vendit, është unikat në botë.

“Po jemi bashkë me kabinetin qeverisës, përfaqësues të Kuvendit e shoqatën e familjeve të dëshmorëve këtu në Prekazin heroik në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari e të familjes Jashari të cilët e bën kthesën e madhe historike të cilët janë gurthemeli i shtetit të Kosovës dhe çdo vit këtë ngjarje e përkujtojmë dhe e përcjellim tek gjeneratat e reja për të treguar se historia jonë e lavdishme e rrugëtimi i shtetit të Kosovës ka pasur një sakrificë jashtëzakonisht të madhe, është rast unikat në botë që një familje sakrifikohet për lirinë e vendit të tij”, u shpreh Idrizi.

Të ngjashme