Fisnik Osmani shpërndan urimin për 8 Mars, bashkë me aksesorët e punuar me dorë nga gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave

Prishtinë | 08 Mar 2025 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Fisnik Osmani, kryeshef i ndërmarrjes “Termokos”, ka uruar të gjitha gratë për 8 Marsin, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre për një shoqëri më të mirë, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka shpërndarë urimin e tij në rrjetin social Facebook, bashkë me aksesorët e punuar me dorë nga gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG).

“Edhe këtë herë, vendosëm që urimin për ju ta bëjmë me aksesorët e punuar me dorë nga gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG), të cilat mbajnë brenda vetes historinë dhe fuqinë e grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këto punime nuk janë thjesht aksesorë, por simbole të dhimbjes, forcës dhe rezistencës. Duke i mbështetur dhe promovuar ato, ne kontribuojmë në ngritjen e zërit për të mbijetuarat dhe përkujdesjen ndaj tyre, duke mos lejuar që historia të harrohet”, ka shkruar ai.

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas,  ai tha se dëshiron t’ju shpreh mirënjohjen dhe respektin tim më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të grave në Termokos.

“Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna juaj e palodhshme janë shtyllë e rëndësishme e suksesit dhe zhvillimit të ndërmarrjes sonë.Gëzuar 8 Marsin!”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme