Idrizi: Gratë janë shembuj të forcës dhe vizionit, që po na bëjnë krenarë në çdo cep të botës

Prishtinë | 08 Mar 2025 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsin, ka shpërndarë një foto së bashku me vajzën dhe bashkëshorten e tij, me mbishkrimin se gratë janë shembuj të forcës dhe vizionit, raporton Ekonomia Online.

“Në këtë ditë të veçantë kremtojmë fuqinë, guximin dhe vendosmërinë e grave dhe vajzave, të cilat çdo ditë, në çdo hapësirë bëjnë të mundur ndryshime të mëdha. Emancipimi i gruas nuk është thjesht një ideal, por një realitet që fillon në çdo familje dhe vazhdon në çdo mundësi që i jepet çdo gruaje dhe vajze.

Si baba i dy vajzave dhe bashkëshort, ndjehem i nderuar dhe krenar për rrugën që ato po ndjekin dhe për gratë që kanë bërë historinë, nga ato që luftuan për liri, deri te gratë dhe vajzat që sot po tregojnë me veprat dhe punën e tyre se gjithçka është e mundur. Ato janë shembuj të forcës dhe vizionit, që po na bëjnë krenarë në çdo cep të botës”, ka shkruar ai.

Idrizi ka thënë se sot dhe çdo ditë, e kemi detyrë të ofrojmë mundësi dhe mbështetje, për të siguruar që çdo grua dhe vajzë të ketë hapësirën e nevojshme për të shndërruar potencialin e saj në realitet.

Të ngjashme