Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili e cila ishte njëra nga më të votuarat në Kosovë e diasporë nga rradhët e LDK-së, i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kjo e fundit po kërkon anulimin e votave të diasporës e rivotim të plotë për votat me postë.Kica-Xhelili e ka quajtur mendësi kriminale dhe sulm ndaj demokracisë, duke shtuar se po dëshirtojnë dhunshëm t’i bëjnë 51 mandate. Ajo ka shtuar se nëse VV do betejë, atë do ta ketë.
Gati 2000 fletëvotime u gjetën PA një parti të listuar, me defekt, kushedi ku të printuara. TË GJITHA me votë për VV!!!
80% e votave të konsulatave ku ASKUSH nuk e di kush e si i ka ruajtur ato vota, i mori LVV. Disproporcion TOTAL me votat në Kosovë.
Dhjetëra raste me dyshime për trenin bullgar, ASNJË fjalë nga VV.
Por ama qe 5 ditë zhurmojnë për LDK-në. Bëjnë analiza se kush sa vota mori BRENDA LDK-së; thuajse u shqetësokan SHUMË këta për ne.
Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal.
Ky është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë. TIPIKE!
Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë!