Dhjetëra mijëra protestues afër Parlamentit të Serbisë

Prishtinë | 15 Mar 2025 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në Bulevardin ‘Mbreti Aleksandar’, afër Parlamentit të Serbisë, në protestën me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në këtë shtet që tre muaj e gjysmë, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 15 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Kordoni policor është stacionuar rreth ndërtesës së Presidencës së Serbisë, për të garantuar siguri në ndërtesë dhe Parkun e Pionierit.

Zona është e mbyllur për trafik.

Protesta në Beograd është organizuar pas marsheve masive që janë organizuar nga studentët në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish.

Mijëra studentë kanë mbërritur në Beograd në mbrëmjen e së premtes, pas një rruge të gjatë që kanë bërë prej rajoneve të ndryshme të Serbisë.

Të ngjashme