Presidenti i Finlandës: Durimi i Trumpit po mbaron – Plane tjera nëse Moska nuk e pranon armëpushimin

Prishtinë | 30 Mar 2025 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Finlandës Alexander Stubb i ka thënë homologut të tij amerikan Donald Trump se duhet të vendoset një afat për një armëpushim në Ukrainë.

Stubb bëri një vizitë të papritur në Florida për t’u takuar me Trump. Ata diskutuan forcimin e partneritetit dypalësh të vendeve të tyre dhe luajtën një raund golfi, njoftoi zyra e Stubb.

“20 prilli do të ishte një kohë e mirë për një armëpushim të plotë pa asnjë kusht… Sepse nevojitet një afat, sepse është Pashkë dhe sepse Donald Trump do të jetë në detyrë për tre muaj atëherë,” tha Stubb për gazetarët finlandezë në Londër.

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara njoftuan marrëveshje të veçanta me Ukrainën dhe Rusinë për të ndalur sulmet e tyre në Detin e Zi dhe në objektivat e energjisë.

Të ngjashme