Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Do të ketë edhe ulje të temperaturave, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të zbresin nga 3°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 11°C.
“Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.