Hoxhaj kujton demonstratat e 1 dhe 2 prillit 1981: Sakrifica e rinisë nuk do të harrohet kurrë!

Prishtinë | 01 Pri 2025 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot demonstratat historike të 1 dhe 2 prillit 1981, të cilat shënuan një moment kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Në një status të publikuar në Facebook, Hoxhaj shkroi:

“Sot kujtojmë demonstratat historike të 1 dhe 2 prillit 1981, kur rinia e Kosovës ngriti zërin për Liri, Barazi, Drejtësi dhe Republikë! Këto protesta shënuan fillimin e një epoke të re, duke tronditur themelet e Federatës Jugosllave dhe duke ndezur flakën e lirisë për Kosovën.

Sakrifica dhe guximi i atyre që dolën në rrugë për të drejtat tona nuk do të harrohen kurrë! Lavdi të gjithë atyre që luftuan për Kosovën që kemi sot!”

Demonstratat e vitit 1981 mbeten një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Kosovës, duke shprehur kërkesën e studentëve dhe qytetarëve për liri dhe pavarësi nga regjimi jugosllav. 

Të ngjashme