Analisti politik, Shenoll Muharremi, komentoi takimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësues të partive politike , në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit të 15 prillit.
Postimi:
“A e dëgjuat Glauk Konjufcën? Dmth krejt çka kemi supozu me muaj kanë qenë të sakta:
-Strategjia elektorale e LVV-së ‘o krejt, o asgjë’ ka rezultu e gabuar dhe nuk ka arritë me i realizu qëllimet e veta;
-LVV nuk mundet me formu qeverinë pa një parti opozitare dhe pa bërë kompromiset e nevojshme me pozitat kryesore;
-Fushata negative e LVV-së ka me qenë pengesë për forminin e institucioneve.
Me fjalë tjera, trendi i rënies së LVV-së jo vetëm që është konfirmuar por ka me vazhdu me u tkurrë edhe periudhën e ardhshme.
Sidomos qëndrimet e tyre të gabuara, të padrejta, rreth rritjes së faturave dhe çmimit të energjisë dhe provokimit të një vale të re të inflacionit munden me zbritë këtë parti në nivelin e 30% por edhe më poshtë në zgjedhjet e ardhshme.
LVV, nëse nuk ndryshon, me këto sjellje dhe trende, në zgjedhjet e ardhshme mundet mos me qenë më partia e parë.