Opozitari serb: Bërnabiq akuzon studentët serb për terrorizëm dhe i krahason me Al Kaidën

Prishtinë | 08 Pri 2025 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se studentët në bllokadë kishin planifikuar një “aksion terrorist shumë serioz” – bllokimin e kontrollit të fluturimeve në aeroportin e Beogradit, gjë që sipas saj, mund të shkaktonte viktima.

Deputeti i Partisë opozitare serbe “të Lirisë dhe Drejtësisë”, Dalibor Jekiq, e dënoi këtë deklaratë, duke vlerësuar se Brnabiq po përhap urrejtje dhe panik.

“Të krahasosh studentët me Al Kaidën është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme”, tha ai.

Studentët pretendojnë se i gjithë ky veprim ishte një strategji për të zbuluar personin që fshehurazi po i incizonte mbledhjet dhe po u dërgonte informacione mediave. Prokuroria ka nisur mbledhjen e informatave për këtë rast.

Të ngjashme