Iniciativa për Progres – INPO ka reaguar ndaj tenderit të Komunës së Vushtrrisë për projektin “Asfaltimi i Rrugëve në fshatra dhe qytet” me vlerë mbi 4.9 milionë euro, duke kërkuar anulimin dhe rishikimin e tij.
INPO vlerëson se dosja e tenderit përmban kritere diskriminuese dhe joproporcionale që favorizojnë operatorë të caktuar dhe kufizojnë konkurrencën.
Organizata kritikon gjithashtu bashkimin e disa aktiviteteve të planifikuara ndaras, si dhe shkurtimin e pajustifikuar të afatit për dorëzimin e ofertave.
Edhe pse shqetësime të ngjashme janë ngritur nga dy operatorë ekonomikë, ato janë refuzuar nga autoriteti kontraktues.