Një person është sulmuar fizikisht mbrëmjen e së dielës, derisa lidhur me rastin u arrestua i dyshuari.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Rr. Isuf Hoxha, Fushë Kosovë 17.10.2026-23:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.