Sot përpjekja e nëntë për konstituim

Prishtinë | 01 Maj 2025 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Sot është përpjekja e nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kandidatja për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tashmë gjashtë herë ka dështuar të zgjidhet në krye të këtij institucioni.

Në seancën e fundit, ajo ka marrë vetëm 54 vota.

PDK, LDK dhe AAK disa herë i kanë kërkuar VV-së që ta ndërrojë kandidaten. Madje, janë përmendur disa emra që deputetë të partive tjera kanë shprehur gatishmërinë t’i votojnë.

Seanca e sotme pritet të fllojë në orën 10:00.

Të ngjashme