Kurti dhe Krasniqi në kërkim të një zgjidhjeje për konstituimin e Kuvendit

Prishtinë | 01 Maj 2025 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe  kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po takohen sot në objektin e Qeverisë, në kërkim të një zgjidhjeje për kapërcimin e situatës së krijuar në Kuvend, ku edhe pas tetë përpjekjesh nuk u konstitua ky institucion ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

As Kurti, as Krasniqi nuk folën për media para takimit.

LDK-ja, ndërkaq, ka refuzuar ftesën e Kurti për këtë takim.

Vazhdimi  i nëntë i seancës konstituive është caktuar të fillojë sot në orën 10.00.

Të ngjashme