Një mjet tjetër shpërthyes që dyshohet të ketë mbetur nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur në Kaçanik më 1 maj, njoftoi Policia e Kosovës.
Sipas të njëjtit burim, një person ka njoftuar se e kishte hasur mjetin në pyllin e fshatit.
Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë bërë tërheqjen e mjetit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të pa shpërthyer në pyllin e fshatit. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit, e cila dyshohet që është mbetur nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, sot do të realizohet eksplodimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar shpërthyes në Stagovë të Kaçanikut, që thuhet se është i periudhës së Luftës së Dytë Botërore, që u gjet më 27 prill.