Cakolli: Votimi i fshehtë për Merz është i rregullt, nuk qëndron krahasimi me situatën në Kosovë

Prishtinë | 06 Maj 2025 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim tha se votimi i fshehtë për kancelarin gjerman Merz është i rregullt dhe se krahasimi me situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës nuk qëndron.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Cakolli shkroi se Merz fitoi përmes negociatave, pa ndryshuar procedurat.

Duke shtuar se në Kosovë po tentohet të ndryshohet votimi i hapur, vetëm sepse mungon marrëveshja politike.

“Në Gjermani, votimi i fshehtë për kancelarin është rregull, i përcaktuar shprehimisht, jo një zgjidhje e çastit. Ndërsa, kancelari Merz fitoi përmes negociatave, pa ndryshuarprocedurat. Në Kosovë, po tentohet të ndryshohet votimi i hapur – normë që siguron transparencë – vetëm sepse mungon marrëveshja politike dhe votat për kandidaten. Për më keq, kjo po bëhet mes procesit, që është si të ndryshosh rregullat gjatë lojës”.Prandaj, krahasimi i situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës me votimin e fshehtë për kancelarin Merz në Gjermani, nuk qëndron! Gjermania do të duhej të merrej si shembull krahasues, vetëm për arritjen e marrëveshjes politike apo diskursit të fushatës”, shkroi ndër të tjerash ai.

Ndërkaq, kujtojmë se, deputeti i betuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, bëri disa akuza me aludime të devijuara ndërsa ngrit paralele për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, me atë të Bundestagut Gjerman.

Të ngjashme